Pensionohet profesori i kimisë, Naip Alishani

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesori i kimisë, Naip Alishani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, shkruan AlbanianEduacation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Sot, më datë 08.04.2026, pensionohet profesori i kimisë, Naip Alishani.

Prof. Naip Alishani ka lindur më 08.04.1961 në fshatin Breznicë, komuna e Bujanocit.

Arsimin fillor e kreu në shkollën “Migjeni” në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Gjilan.

- Advertisement - m2

Studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Kimi, ku fitoi titullin profesor i Kimisë.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në arsimin e mesëm, prof. Naip Alishani ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve. Ai është dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në punë, duke qenë shembull për kolegët dhe nxënësit.

Me rastin e pensionimit, shkolla jonë e falënderon përzemërsisht për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite.

Tanimi, siç është bërë edhe traditë në shkollën tonë, prof. Naip Alishani shpërblehet me një orë dore, si simbol i kohës dhe përkushtimit të tij ndaj arsimit.

Kolektivi i shkollës sonë i uronë shëndet, mbarësi dhe një jetë të qetë në pension!
Nga shërbimi i shkollës.