E mërkurë, 22 Janar, 2025

Pensionohet profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Ekrem Kryeziu

- Advertisement1-

Pas punës me dekada të tëra në arsim është pensionuar Ekrem Kryeziu, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Ekrem Kryeziu është i lindur në Roganë të Komunës së Kamenicës në vitin 1958.

- Advertisement -

Shkollën Fillore e ka përfunduar në Gjilan, kurse shkollimin e mesëm e përfundoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, kurse studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982.

Ishte ndër studentët më të dalluar të gjeneratës, andaj edhe iu mundësua vazhdimi i studimeve në shkallën e tretë, mirëpo një vit më pas, në vitin 1983 u punësua në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak punoi në Mbrojtjen Popullore, por pas grevës së organizuar nga Sindikata e Kosovës është larguar nga puna.

Në vitin 1998 sërish kthehet në arsim, në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e më pas kaloi në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku vazhdoi punën deri në pension.

Për vite me radhë ai ishte aktiv në organizimin e orëve letrare e të programeve kulturore-artistike në shkollë, kudo ku punoi, andaj për punën e bërë disa herë është shpërblyer me mirënjohje.

Ai është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, të cilët falë edukimit të profesor Ekremit bënë karrierë në profesionet e ndryshme si në punë profesionale, gazetari e së fundi e bija e tij është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës. Profesori Ekrem Kryeziu është gjysh i disa nipave e mbesave, kurse gjatë punës së tij në arsim ai gjithnjë është mbajtur në mend për pedanterinë, përgatitjen profesionale, respektin që ka kishte ndaj nxënësve e kolegëve dhe për qasjen e tij pozitive.

- Advertisement -rrrrrrr

Profesorit Ekrem Kryeziu i dëshirojmë suksese të mëtejme, jetë të gjatë e të lumtur afër më të dashurve të tij./xhavitahmeti-gjimnazi.com/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...

Qeni hyn brenda shkollës në fshatin Shirokë të Suharekës, sulmon 4 nxënëse

Një qen ka sulmuar katër nxënëse të shkollës “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të...

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...