Është pensionuar profesori i fizikës, Selami Mustafa. Ai për vite edukoi shumë breza.
Kontributi dhe vepra e tij do të mbeten përherë shembull frymëzimi dhe respekti për gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë.
Njoftimi:
Sot, me ndjenja të veçanta respekti dhe mirënjohjeje, përcjellim në pension profesorin e fizikës dhe kryetarin e sindikatës, një figurë të shquar të arsimit dhe të jetës shoqërore.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, duke edukuar me dashuri e përgjegjësi breza të tërë nxënësish. Me punën e palodhur dhe autoritetin e tij, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e dijes, në ruajtjen e vlerave kulturore dhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit.
Personalitete të tilla janë krenari jo vetëm për familjen, kolegët, por për mbarë qytetin.
I urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë, qetësi, lumturi dhe shumë vite të begata pranë familjes dhe miqve. Kontributi dhe vepra e tij do të mbeten përherë shembull frymëzimi dhe respekti për gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë.
