Pensionohet profesori i biologjisë Gëzim Krasniqi nga Rahoveci

- Advertisement -

Ka dalë në pension profesori i biologjisë Gëzim Krasniqi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtori I Arsimit në Rahovec, Avni Morina.

- Advertisement -

Postimi i drejtorit të DKA-së:

Sot, 20 shkurt 2025, doli në pension ish kolegu im, profesori i biologjisë z.Gëzim Krasniqi.

Profesori Gëzim Krasniqi, deri më sot, punoi në arsim për 34 vite me radhë, duke dhënë kontribut të çmuar në mësimdhënien e lëndës së biologjisë, si një njohës shumë i mirë i kësaj lënde dhe një transmetues i shkëlqyeshëm i njohurive shkencore tek nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc.

- Advertisement -

Me rastin e pensionimit, në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim, profesorit Gëzim Krasniqi i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me familjen e tij!

Jemi mirënjohës dhe falënderues për të gjithë kontributin jetësor të tij në arsim.

E gëzofsh pensionin, profesor Gëzim Krasniqi!