Ka dalë në pension profesori i Biologjisë, Bedrija Shabani, nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Gjon Buzuku” në Prizren:
Sot, në ambientet e shkollës sonë, u shënua dalja në pension e profesorit të Biologjisë, Bedrija Shabani, një emër i respektuar dhe i përkushtuar i arsimit për shumë vite me radhë.
Me këtë rast, SBASHK-u organizoi një koktel simbolik, ku u vlerësua kontributi i çmuar i profesorit Shabani në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Shkolla jonë i shpreh mirënjohje të thellë profesor Bedrija Shabanit për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij dhe i uron shëndet, qetësi dhe një pension të merituar.