Pensionohet profesori Hasan Krasniqi nga Rahoveci

- Advertisement -

Ka dalë në pension profesori Hasan Krasniqi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Sot, 10 maj 2025, profesori Hasan Krasniqi ka ditëlindjen dhe ditën e daljes në pension.

Profesori Hasan Krasniqi, për 42 vite me radhë dha kontributin e tij jetësor në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, fillimisht si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe e më pastaj drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc, ku edhe përmbylli me sukses karrierën e tij.

- Advertisement -

Profesori Hasan Krasniqi më ka dhënë mësim edhe mua, kur isha nxënës në vitin e parë të shkollës së mesme, por edhe shumë gjeneratave të tjera, para dhe pas meje. Ai shquhej për marrëdhënie shumë të mira kolegiale dhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim dhe në emrin tim, profesorit Hasan Krasniqi i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me familjen e tij.

Mirënjohje për kontributin jetësor në arsim. Urime ditëlindja dhe e gëzofsh pensionin, profesor🎂🎉🎊🥂!