Pensionohet profesori Ekrem Salihu nga Lipjani

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesori i TIK-ut, Ekrem Salihu, duke përmbyllur me sukses karrierën e tij profesionale, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, drejtori i shkollës, Semir Gashi, ndau mirënjohje për profesorin Ekrem Salihu dhe shprehu falënderim të sinqertë për përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar ndër vite në formimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement - M1

Postimi i gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan:

Në një ceremoni përmbyllëse, në shenjë vlerësimi për punën dhe kontributin e gjatë në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, sot nga kolektivi i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan u përcoll në pension profesori i TIK-ut, z. Ekrem Salihu, duke përmbyllur me sukses karrierën e tij profesionale.

Me këtë rast, drejtori i shkollës, z. Semir Gashi, ndau mirënjohje për profesorin Ekrem Salihu dhe shprehu falënderim të sinqertë për përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar ndër vite në formimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement - m2

Shëndet, mbarësi dhe jetë të gjatë, profesor!

</div>