Është pensionuar arsimtari i lëndës së Gjuhës Angleze, Bujar Rexhepi. Njofitmin e ka dhënë shkolla “Prof Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se profesori Rexhepi gjatë gjithë karrierës së tij, u dallua për profesionalizëm, përkushtim duke edukuar me dashuri, përgjegjësi dhe përkushtim breza të tërë nxënësish.
Njoftimi nga shkolla “Prof Ibrahim Kelmendi”:
Sot, në praninë e kolektivit dhe nxënësve, përcollëm me respekt, mirënjohje dhe emocione në pension arsimtarin e lëndës së Gjuhës Angleze, z. Bujar Rexhepi.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim duke edukuar me dashuri, përgjegjësi dhe përkushtim breza të tërë nxënësish.
Me punën e tij të palodhur, urtësinë dhe autoritetin që gëzonte, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e dijes, formimin e gjeneratave të reja dhe ruajtjen e vlerave arsimore e kulturore.
I urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë, qetësi, lumturi dhe shumë vite të begata pranë familjes, miqve dhe më të dashurve të tij.
Kontributi, vepra dhe kujtimet që la pas do të mbeten përherë shembull frymëzimi, respekti dhe mirënjohjeje për gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë.
