Pensionohet profesori Avdyl Sedjiu nga Vushtrria

- Advertisement -

Shkolla “Bahri Haxha” në Vushtrri ka njoftuar se është pensionuar profesori Avdyl Sedjiu, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës, Bashkim Kovaçi, vlerësoi kontributin e profesorit Sejdiu, duke e vlerësuar të pazëvendësueshëm në formimin e brezave dhe ia dhuroi një mirënjohje.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i shkollës:

URIM PËR PROFESORIN TONË TË DASHUR, AVDYL SEJDIU

Sot, profesori i kimisë, z. Avdyl Sejdiu, mbylli një kapitull të ndritur të jetës së tij profesionale. Prof. Sejdiu u pensionua pas një karriere të gjatë me përkushtim dhe me kontribut të pashlyeshëm në arsim.

- Advertisement -

Menaxhmenti i shkollës, Shoqata Sindikale, kolegët dhe nxënësit ia kushtuan një ceremoni të ngrohtë. Mirënjohja dhe respekti për profesorin u ndien në çdo fjalë e në çdo duartrokitje.

Drejtori, z. Bashkim Kovaçi, vlerësoi kontributin e tij të pazëvendësueshëm në formimin e brezave dhe ia dhuroi një mirënjohje.

Kolegët profesorë dhe kryetari i Shoqatës Sindikale, z. Avni Rexha, ndanë fjalë respekti e falënderimi. Profesori u shpërblye me një dhuratë, orë simbolike, shenjë kujtese për kohën e çmuar që ka kaluar me personelin arsimor të shkollës.

Me shumë dashuri, profesori Festim Muzaqi dhe nxënësit e profilit “Kuzhinier” përgatitën një koktej në nderim të tij.

Në fund të ceremonisë, të gjithë të pranishmit e uruan profesorin Avdyl Sejdiu për një pension të merituar.

Profesori i dashur i nxënësve dhe i kolegëve mbetet një shembull i mësimdhënësit modest, punëtor dhe të përkushtuar: fjalëpak, por gjithnjë punëshumë.

Urime për një jetë të shëndetshme e të lumtur, profesor i paharruar!
Menaxhmenti i shkollës