Pensionohet profesorët Hedije Krasniqi dhe Mehdi Lezi nga Suhareka

- Advertisement5 -

Brenda një periudhe njëmujore, Gjimnazi “Jeta e re” në Suharekë përcolli në pension dy profesorë, prof. Hedije Krasniqi dhe prof. Mehdi Lezi, të cilët për vite me radhë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, në prani të familjarëve, kolegëve, përfaqësuesve të DKA-së dhe Kryetarit të Komunës, profesorëve iu ndanë mirënjohje nga shkolla jonë dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, si shenjë respekti dhe falënderimi për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite.

- Advertisement - M1

700306242 1597006495763593 4125118178429088573 n

699779654 1597006229096953 2141776558379437613 n

Njoftimi nga Gjimnazi “Jeta e Re”, në Suharekë:

- Advertisement - m2

Brenda një periudhe njëmujore, Gjimnazi “Jeta e re” në Suharekë përcolli në pension dy profesorë të çmuar të institucionit tonë, prof. Hedije Krasniqi dhe prof. Mehdi Lezi, të cilët për vite me radhë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj.

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, në prani të familjarëve, kolegëve, përfaqësuesve të DKA-së dhe Kryetarit të Komunës, profesorëve iu ndanë mirënjohje nga shkolla jonë dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, si shenjë respekti dhe falënderimi për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite.

Prof. Hedije Krasniqi dhe prof. Mehdi Lezi do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së Gjimnazit “Jeta e re”, si figura të respektuara që lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e gjeneratave të tëra.

Në emër të kolektivit të shkollës, ju urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të qeta e të mbushura me gëzim pranë familjeve të tyre. Faleminderit për gjithçka që i dhatë arsimit dhe shkollës sonë!

 

Shqip | English