Është pensionuar profesoresha Xhyle Mehmeti nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Zenel Hajdini”, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla në njoftim thotë se profesoresha Xhyle ka lënë gjurmë të çmuara përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për arsimin.
Njoftimi i shkollës:
Sot, me emocione dhe respekt, përshëndetëm prof. Xhyle Mehmeti në ditën e saj të fundit të punës, me rastin e pensionimit.
Ajo la gjurmë të çmuara në shkollën tonë përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për arsimin.
Drejtori i shkollës i ndau mirënjohje për kontributin e saj të vyer ndër vite dhe për ndikimin e saj në edukimin e shumë brezave.
Faleminderit, prof. Xhyle, për gjithçka që keni dhënë.
Ju urojmë shëndet dhe ditë të mbushura me qetësi e gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.
