Pensionohet profesoresha Selvie Salihu nga Podujeva

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesoresha Selvie Salihu, nga Podujeva e cila për dekada me radhë dha një kontribut të çmuar duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i IAAP “Isa Boletini” në Podujevë:

- Advertisement -

Prof. Selvie Salihu, profesoreshë e gjuhës angleze, për dekada me radhë dha një kontribut të çmuar në Shkollën Ekonomike, duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për dijen, ajo e shndërroi mësimin e gjuhës angleze në një udhëtim motivues drejt komunikimit, kulturës dhe vetëbesimit.

Sot, në ditën e pensionimit të saj, shprehim mirënjohjen më të thellë për punën e palodhur dhe gjurmën e pashlyeshme që la në arsim.

- Advertisement -

I urojmë shëndet, gëzim dhe ditë të mbara në këtë kapitull të ri të jetës, duke mbajtur me vete respektin dhe vlerësimin e kolegëve e nxënësve të saj.