Është pensionuar profesoresha Sanije Rexhepi nga Peja, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla e mesme e mjekësisë në Pejë ka njoftuar se Sanije Rexhepi ishte pjesë e saj që nga themelimi dhe e pa këtë institucion të rritet, të forcohet dhe të ndërtojë emrin që ka sot.
Njoftimi i plotë:
Prof. Sanije Rexhepi largohet sot nga shkolla jonë si një nga figurat më të qëndrueshme dhe më të respektuara që ka pasur Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë.
Ajo ishte pjesë e saj që nga themelimi dhe e pa këtë institucion të rritet, të forcohet dhe të ndërtojë emrin që ka sot.
Në çdo hap ka lënë gjurmën e një mësueseje të përkushtuar, që e çonte mësimin përtej lëndës dhe i mësonte nxënësit me zemër, me kujdes dhe me ndershmëri.
Me durim ajo formoi gjenerata të tëra, duke ndikuar në rrugëtimin e shumë profesionistëve shëndetësorë që sot punojnë nëpër klinika, spitale dhe institucione brenda e jashtë vendit.
Sot i themi faleminderit me respekt të thellë për gjithçka që ka dhënë.
Pensioni i saj është i merituar, dhe ne ia urojmë me zemër shëndet, gëzim dhe ditë të qeta e të mbushura me paqe.
Rruga që ka lënë pas do të mbetet pjesë e historisë së shkollës dhe frymëzim për ata që do të vijnë pas.
Me respekt
Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë

