Është pensionuar profesoresha Sabrije Morina nga Peja. Njoftimin e ka dhënë shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla në njoftim thotë se profesoresha Sabrije ka lënë gjurmë të qëndrueshme në edukimin e brezave të shumtë të nxënësve dhe në forcimin e vlerave të shkollës.
Njoftimin e shkollës:
Në emër të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Pejë, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për profesoreshen Sabrije Morina me rastin e daljes së saj në pension.
Me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë, ajo ka lënë gjurmë të qëndrueshme në edukimin e brezave të shumtë të nxënësve dhe në forcimin e vlerave të shkollës sonë.
Kontributi i saj në arsim do mbetet shembull i punës së ndershme dhe i misionit fisnik të mësuesit.
I urojmë shëndet të mirë, qetësi dhe një kapitull të ri të mbushur me gëzim, pranë familjes dhe njerëzve të dashur.
Faleminderit për gjithçka që keni dhënë ndër vite.
