Është pensionuar profesoresha Nebahate Ternava nga Vushtrria, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtori i shkollës Bashkim Kovaçi, vlerësoi kontributin e paharrueshëm të profesoreshës, e cila ka formuar breza dhe, në emër të drejtorisë, i ndau mirënjohje, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes.
Njoftimi i shkollës:
CEREMONI NDERIMI PËR PENSIONIMIN E PROFESORESHËS NEBAHATE TERNAVA
Sot nis një epokë e re, pasi mësimdhënësja Nebahate Ternava kalon në pension.
Ceremonia e organizuar për nder të saj ishte një festë e mbushur me emocione, ku menaxhmenti i shkollës, Shoqata Sindikale, mësimdhënësit dhe nxënësit u bashkuan për të shprehur mirënjohjen për punën e saj profesionale dhe kontributin e jashtëzakonshëm.
Drejtori Bashkim Kovaçi, me fjalë ngrohtësie, vlerësoi kontributin e paharrueshëm të profesoreshës, e cila ka formuar breza dhe, në emër të drejtorisë, i ndau mirënjohje, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes.
Kolegët Bahrie Pllana, Mentor Azemi dhe Esat Abazi vlerësuan lart punën profesionale dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve!
Në një moment të veçantë, profesori Festim Muzaqi dhe nxënësit e profilit “Kuzhinier” përgatitën një koktej për këtë rast.
Kur u mbyll ceremonia, të gjithë të pranishmit e uruan profesoreshën për një pension të merituar.
Urime për një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur, e dashur profesoreshë!
Menaxhmenti i shkollës