Pensionohet profesoresha Myrvete Zejnullahu nga Mitrovica

- Advertisement5 -

Është pensionuar një nga profesoreshat më të dashura nga Mitrovica, Myrvete Zejnullahu.

- paragrafi 1 -

Karrierën e saj, ajo e përmbylli në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, ku dha kontribut të shquar për shumë vite.

- Advertisement -

Mësimdhënësja Zejnullahu ka ushtruar detyrën e saj që nga periudhat më të vështira të arsimit në Kosovë, duke u dalluar për përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.

myrvete

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Me rastin e pensionimit, mësimdhënësja Myrvete Zejnullahu ka përfunduar angazhimin e saj profesional në shkollën tonë, pas një karriere të gjatë në shërbim të arsimit, duke mbushur moshën 65-vjeçare.

Me këtë rast, në ambientet e shkollës u organizua një ceremoni përshëndetëse, ku ajo u përcoll nga stafi drejtues, kolegët dhe familjarët.

Mësimdhënësja Zejnullahu ka ushtruar detyrën e saj që nga periudhat më të vështira të arsimit në Kosovë, duke u dalluar për përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.

Institucioni ynë i shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite dhe i uron shëndet dhe pensionim të rehatshëm.