Pensionohet profesoresha Merita Shasivari nga Gjakova

- Advertisement -

Është pensionuar profesoresha Merita Shasivari nga Gjakova. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi “Hajdar Dushi”, ku ajo ka punuar, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Pensionimi i Prof. Merita Shasivari.

Në Gjimnazin “Hajdar Dushi” shënuam një moment të veçantë – pensionimin e profesoreshës sonë të dashur dhe të nderuar, Merita Shasivari.

Pas shumë viteve pune të përkushtuar, profesionalizmi dhe dashuria e saj për arsimin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit dhe kolegët.

- Advertisement -

Kontributi i saj i çmuar në edukimin e gjeneratave të reja do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.

Me shumë respekt dhe mirënjohje, i urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të bukura në këtë kapitull të ri të jetës. 🌸