Pensionohet profesoresha Hyrmyze Shkodra nga Gjilani

- Advertisement5 -

Është pensionuar Hyrmyze Shkodra, profesoreshë në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Të nderuar kolegë!

Miq e familjarë të profesoreshës Hyrmyze Shkodra!

Shumë e nderuar profesoreshë!

- Advertisement - m2

Jemi sonte bashkë për të vlerësuar punën në dekada, përkushtimin dhe për të vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të koleges, mikes e njeriut tonë – profesoreshës Hyrmyze Shkodra. Dua të shpreh gjithë admirimin dhe falënderimin për gjithçka që profesoresha u ka ofruar brezave të tërë të nxënësve; falënderimin e mirënjohjen për kolegialitetin, sinqeritetin, thjeshtësinë dhe mbështetjen që na ka ofruar të gjithë neve.

Profesoreshë; jam shumë mirënjohës e falënderues për gjithë kontributin tënd për nxënësit dhe ndihmën që na ke ofruar të gjithë neve. Jam i lumtur që të kam njohur e që kemi punuar bashkë . Të falemnderit që gjithmonë ke qenë po kjo që je edhe sonte; e sinqertë, e thjeshtë deri në adhurim, e drejtpërdrejtë……pra, një njeri i shkëlqyer.

Sigurisht, Gjimnazit tonë; neve kolegëve e nxënësve do të na mungojë fryma jote pozitive e mendjehapur, po kudo dhe kurdo do të kujtojmë gjërat e mira e sfidat që kaluam bashkë! Profesoreshë; më lejo me gjithë qenien të të falënderoj për kontributin e afërsinë që na ke falur, duke të dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur me më të dashurit e tu. Sigurisht, Gjimnazi ynë gjithmonë do të mbetet edhe shtëpia e jote dhe kurdo do të mirëpresim sikur të mos kesh shkuar kurrë. Gëzuar pensionimi e ditëlindja. Paç shëndetin e gëzimet qofshin të përditshme! Të falemnderit shumë! Gëzuar!

1 2