Pensionohet profesoresha Hazire Frangu nga Vitia

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim profesoreshën Hazire Frangu e cila sapo është pensionuar.

Gjatë këtij takimi ata falënderuan atë punën e saj shumë vjeçare.

- Advertisement -

Me këtë rast kryetari Haliti e çmoj lartë punën e saj në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta duke thënë se puna e mësimdhënies është e shenjtë. Ai po ashtu ndau asaj një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.

Ndërkaq profesoresha Frangu i falënderoj ata për pritjen dhe respektin ndaj saj.

Një fjalë rasti me rastin e pensionimit të saj e mbajti edhe drejtoresha e DKA-së Arta Ajeti dhe drejtori i i IAAP “Jonuz Zejnullahu”, Ali Bislimi. Përndryshe znj. Frangu në IAAP “ Jonuz Zejnullahu” ka punuar nga viti 2012.

- Advertisement -