Pensionohet profesoresha Flora Kastrati

- Advertisement -

Pas shumë viteve të përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë së pakursyer për arsimin, profesoresha Flora Kastrati u pensionua nga detyra e saj si mësimdhënëse në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, kolektivi i shkollës organizoi një koktej rasti për ta falënderuar dhe nderuar për kontributin e jashtëzakonshëm që ajo ka dhënë ndër vite në edukimin e gjeneratave të tëra.

- Advertisement -

Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, Drejtoria e shkollës ndau një mirënjohje më se të merituar për profesoreshën Kastrati – simbol i përkushtimit, dijes dhe humanizmit.

Ajo mbetet një shembull frymëzues për kolegët dhe nxënësit që kanë pasur fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

“Profesoresha Flora, ju falënderojmë nga zemra për çdo orë mësimi, çdo këshillë, dhe çdo fjalë të urtë që keni ndarë me ne. Gëzofshi një pensionim të qetë, të merituar dhe të mbushur me shëndet, dashuri e lumturi!”, thuhet në njoftimin e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

- Advertisement -