Pensionohet profesoresha Emine Syla nga Mitrovica, dha kontribut në arsimimin e brezave për 4 dekada

- Advertisement -
Është pensionuar mësimdhënësja Emine Syla e SHMLT “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, shkruan Albanian Education.
Ajo festoi ditëlindjen e 65-të e me këtë rast edhe pensionimin e saj.
Emine Syla dha kontribut në arsimimin e brezave për 4 dekada.
Kolektivi i shkollës i uroi ditëlindjen e pensionimin dhe i uroi shëndet e jetë të gjatë.
Postimi nga shkolla:

Pensionohet mësimdhënësja profe. Emine Syla në SHMLT.,,Arkitekt Sinani” Mitrovicē

- paragrafi 1 -

Urime ditëlindja e 65 dhe pensionimi profesoresh Emine!

- Advertisement -

Jeta ka shumë kapituj dhe secili kapitull ka rëndësin e veqantë, mirëpo pensionimi është ndër kapitujt më të rëndësishēm, sepse është përmbyllje e një sakrifice të gjatë, sidomos në profesionin e shenjtë, atë të mësimdhënjes.

Një kapitull të tillë po e mbyll sot zyrtarisht edhe mësimdhësja e shkollës sonë kolegja e nderuar profe. Emine Syla.

Profesoresha Emine Syla ka dhënë një kontribut të madh për 40 vite në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të rinjë , andaj i urojmë shëndet, jetë të gjatë e të lumtur.

- Advertisement -

Urime e gëzuar! Drejtoria e shkollës.