Pas një pune me dekada të tëra në arsim, këtë të hënë është pensionuar Elfete Sherifi, profesoreshë e biologjisë në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan.
Profesoresha Elfete Baftiu ishte shembull I një mësimdhënëseje të përpiktë në punë, e dashur për të gjithë, e atillë që rrezatonte dituri e mirësi, andaj kolegët dhe mësimdhënësit e kanë uruar atë për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e gjenerratave të reja.
Njoftimi nga shkolla:
Sot u pensionua mësimdhënësja e Biologjisë Elfete Sherifi. Gjatë përvojës së gjatë si mësimdhënëse ajo u tregua një udhërrëfyese jetësore për nxënësit e saj, ngase vetë lënda që e ligjëronte lidhej me jetën.
Profesoresha Elfete ushqeu te nxënësit idenë se, gjëra të mëdha në jetë mund të arrijmë vetëm duke mësuar çdo ditë dhe duke i bashkuar këto njohuri brenda një sistemi të veçantë.
Urojmë që shëndeti i plotë dhe pozitiviteti në jetë ta përcjellë shumë gjatë profesoreshën e nderuar!