E enjte, 19 Shtator, 2024

Pensionohet profesori Gani Sopi nga Bujanoci

- Advertisement1-

Pas punës së palodhshme me dekada të tëra dhënë në arsim, ditë më parë (të martën, në Ditën e Festës së Flamurit Kombëtar) është pensionuar Gani Sopi, profesor i Matematikës, në moshën 65 vjeçare, duke i dhënë fund karrierës së tij si mësimdhënës, në shkollën e mesme ”Sezai Surroi”, në Bujanoc.

Kontributi i tij në arsimimin e gjeneratave të reja fillon katër dekada më parë si arsimtar në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërnoc, më pas në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Bujanoc, kurse më vitin 2008 filloi të punojë në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc si profesor i Matematikës, njëkohësisht atë e shohim të punojë edhe si asistent i Matematikës në Universitetin e Travnikut që kishte selinë në Bujanoc dhe Novi Pazar, ku në këto dy qytete i mbante ligjëratat e lëndës së matematikës në gjuhën serbe.

- Advertisement -

Kolektivi i shkollës së mesme në shenjë respekti ndaj profesor Ganiut, ka vlerësuar lartë kontributin e tij dhënë në arsim si mësimdhënës, njëherësh dhe ka falënderuar atë për përkushtimin e tij prej mësimdhënësi që tregoi në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, gjenerata me radhë.

Edhe drejtori i shkollës, Admir Nazifi foli fjalë miradije për profesor Gani Sopin duke e falënderuan dhe përgëzuar atë, për kontributin dhe punën e tij të palodhshme dhënë me dekada të tëra në arsim, dhe duke i uruar e dëshiruar së pari shëndet, jetë të gjatë, pleqëri të mbarë dhe ta gëzojë shëndetshëm pensionin gjatë jetës së tij.

Gani SOPI, lindi në fshatin Zarbicë të Malësisë së Bujanocit në ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar më 28 Nëntor të vitit 1958. Pasi që babai i tij kishte punuar në Vranjë më vitin 1959 mori familjen nga fshati dhe u shpërngulën për të jetuar në Vranjë, deri më vitin 1964 kur prapë u shpërngulën nga Vranja në Bujanoc, dhe këtu Ganiu filloi t`i ndjekë hapat e parë në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në gjuhën serbe. Pas mbarimit të shkollës fillore regjistrohet në shkollën e mesme të Gjimnazit “Sezai Surroi” në Tërnoc në gjuhën shqipe e më pas e njëjta shkollë transferohet në Bujanoc. Ishte gjenerata e gjashtë e këtij gjimnazi dhe kështu më vitin shkollor 1976/77 mbaroi shkollën e mesme. Në shtator të vitit 1977 regjistrohet në Akademinë Pedagogjike “Kliment Ohridski” në Shkup në degën Matematikë – Fizikë.

Pas mbarimit të kësaj Akademie filloi të punojë si arsimtar në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, e më pas në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Gjatë punës në këtë shkollë, vazhdoi studimet në universitetin e Kragujecit dega për Matematikë, dhe pastaj në Beograd për të mbaruar magjistraturën. Më vonë regjistrohet me sukses në Universitetin e Nishit për të vazhduar studimet e Doktoratës në degën për Matematikë të cilat studime nuk arriti t’i mbaroi për shkak kushteve ekonomike sepse në atë kohë kishte edhe dy djemtë e tij studentë. Më vitin 2008 filloi të punojë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” si profesor i Matematikës, njëkohësisht atë e shohim dhe si asistent të Matematikës në Universitetin e Travnikut që ky Universitet kishte selinë në Bujanoc dhe Novi Pazar ku në këto dy qytete i mbante ligjëratat për matematikë në gjuhën serbe. Në këtë universitet kishte botuar librin e matematikës në gjuhën serbe dhe është autor i tekstit “Matematiçka analiza sa statistikom”, si dhe për disa vite radhazi publikonte detyra zbavitëse në rubrikën “Këndi matematikor” të revistës javore “Perspektiva” që këtë revistë e pasuronte me detyra zbavitëse matematikore. Po ashtu edhe në revistën e shkollës së mesme “Zgjimi rinor” ka kontribuar në fushën e matematikës që kishte kjo revistë.

Përgadititi profesor Metali KRASNIQI

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...