Pensionohet pas 44 vitesh punë, Munevere Spahiu – mësimdhënëse e dalluar në Vushtrri

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësja e dalluar e Gjuhës Angleze në qytetin e Vushtrrisë, Munevere Spahiu.

- paragrafi 1 -

Spahiu i ka kushtuar plotë 44 vite arsimimit e edukimit të fëmijëve, shkruan Jepi zë.
Ajo si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze në shkollat “SHMU 2” dhe “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ka qenë e përkushtuar për të ofruar më të mirën e saj për nxënësit.

- Advertisement -

Bashkë me kolegë të saj mësimdhënës kaloi shumë sfida e vështirësi, por ato e bënë veç më të fortë, e më të gatshme për ta kryer punën e saj me profesionalizëm.