Pensionohet njëri ndër punëtorët më të vyer dhe të dashur në shkollat e Mitrovicës, Mehdi Abazi

- Advertisement -

Është pensionuar punëtori i vyer dhe i dashur nga e gjithë shkolla “Shemsi Ahmeti” në Zasellë të Mitrovicës.

- paragrafi 1 -

Mehdi Abazi ka mbushur moshën e pensionimit, ndërsa kontributi i tij i gjatë është vlerësuar nga e gjithë shkolla dhe komuniteti i fshatit, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Në një mbrëmje të organizuar me rastin e pensionimit të tij, drejtoresha Drita Kadriu, përmes një postimi ka lavdëruar punën e Mehdiut në shërbim të nxënësve dhe shkollës.

Postimi i plotë:

Në mesin e stafit mbështetës të shkollës “Shemsi Ahmeti”, në paralelen e ndarë në Zasellë është z. Mehdi Abazi, i cili u pensionua.
Përkushtimi i juaj në të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e shkollës dhe rrethinës ishte vlerë e shtuar e kolektivit. Puna e juaj ka mbushur një pjesë të madhe të jetës suaj e cila ishte e lidhur ngusht me shkollën. E vetmja mënyrë për të qenë punëtor i dalluar si ju, është ta duash punën. Ju secilën detyrë e keni kryer me dashuri të madhe për nxënësit dhe komunitetin. Ju do të mbeteni modeli i urtë e punëtor që shkollat e kanë të nevojshme secilën ditë.
Urime pensionimi, i nderuari Mehdi!