Pensionohet një nga profesorët më të njohur mitrovicas, Halim Nimani

- Advertisement -

Është pensionuar një nga profesorët më të njohur mitrovicas të Gjimnazit “Frang Bardhi”, Halim Nimani.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla, e cila ka publikuar edhe fotografi nga momenti kur i ndahet një mirënjohje profesorit Nimani.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Nuk ka vepër më fisnike, mision më të shenjtë se misioni i mësimdhënies.

Në rrugë të këtij misioni për 40 vjet ishte profesori i nderuar Halim Nimani me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe një kulturë pedagogjike.

- Advertisement -

Në ambientet e shkollës sonë, në mesin e kolektivit, profesori festoi sot ditëlindjen e 65- të.

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin në edukimin e brezave të tërë nxënësish i shprehën drejtori i shkollës, z.Vesel Sahiti dhe gjithë kolektivi.

Ta gëzoni ditëlindjen dhe pensionimin profesor i nderuar!
Shëndet e mbarësi!