Pensionohet Nazmi Kçiku, sekretar i shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan

- Advertisement -

Pas më shumë se 30 vite shërbim me përkushtim dhe profesionalizëm, është pensionuar Nazmi Kçiku, Sekretari i shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan:

- Advertisement -

Pas më shumë se 30 vite shërbim me përkushtim dhe profesionalizëm, Sekretari i shkollës sonë, z. Nazmi Kçiku, përfundon rrugëtimin e tij profesional për të nisur një kapitull të ri në pension.

Gjatë gjithë karierës së tij, ai ka qenë shembull i korrektësisë, i përkushtimit dhe i respektit ndaj çdo nxënësi, prindi dhe mësimdhënësi.

Me mirënjohje të thellë e falënderojmë për kontributin e çmuar dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe gëzime në vitet që vijnë.

- Advertisement -

Shkolla jonë gjithmonë do ta mbajë mend me nder dhe respekt.
Sinqerisht,
Udhëheqësia e shkollës