Në një ceremoni simbolike, SHMLM “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë ka shënuar pensionimin dhe 65-vjetorin e lindjes së zv. drejtoreshës së saj, Naxhije Kabashi–Kurti, duke vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e saj shumëvjeçar në arsimin shqip.
Kabashi–Kurti ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në arsim, duke shërbyer si mësimdhënëse, drejtoreshë e institucioneve arsimore dhe së fundi si zv. drejtoreshë e SHMLM “Dr. Xheladin Deda”, ku ka lënë gjurmë të rëndësishme në menaxhim dhe cilësinë e mësimdhënies.
Kolektivi i shkollës ka shprehur mirënjohje për angazhimin e saj dhe i ka uruar shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.


