E martë, 25 Shkurt, 2025

Pensionohet Naser Vejseli, mësuesi i shumë brezave në Opojë

- Advertisement1-

Është pesnionuar mësuesi i shumë gjeneratave në Opojë, Naser Vejseli.

Një CV  e tij:

- Advertisement -

Naser Vejseli i lindur me 25.10.1957 në Zgatar, nga nëna Hasfije dhe babai Shukri. I rritur në një familje në gjendje mesatare ekonomike.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Brrut 4 vite , nderkaq 4 vite të tjera në fshatin Bresanë. Shkollen e meseme gjimnazin e perfundon në Prishtinë dhe në vitin 1977 fillon studimet ne Fakultetin Teknik-drejtimi Ndertimtari.

Në vitin e tret te studimve i ndërpren studimet per të sherbyer në ushtri. Kjo ishte e qellimshme sepse ishte viti 1981 dhe dihet se si aso kohe u trajtoshin studentet. Pas sherbimit ushtarak kthehet ne fshat dhe merret me veprimtari te ndryshme.

Ne vitin 1994 i rikthehet studimeve ne shkollen e lart Pedagogjike ne Prishtin- drejtimi mesimit klasor. Ne vitin 1995 punsohet në Sh.f.m.u Ganimete Terbeshin ne Blaç , paralelja në fshatin Zgatar.

Ne vitin 1998 diplomon në shkollen e lart dhe merr titullin Arsimtar Klasor per afer tri dekada ka ushtrue këtë profesion dhe ka nxjerr gjenerata te sukseshme , dhe me 25.10.2022 pensionohet duke marr ne supe suksesin qe sot kan nxenesit e tij.

Perveq ksaj mësuesi Naser njihet si organizator i shumë manifestimve shkollore , orëve letrare , mësues i vallzimit ku edhe vet është valltar i vallve të Opojës. Mësuesit Naser i urojm shendet e mbarsi në pensionim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...