Pensionohet Mustafa Kajtazi, drejtor i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë

- Advertisement5 -

Është pensionuar Mustafa Kajtazi, drejtor i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, kolektivi organizoi një koktej modest, por plot mirënjohje, për ta falënderuar për kontributin e tij ndër vite, si arsimtar dhe si drejtor, gjithmonë me të njëjtin përkushtim dhe dashuri ndaj punës dhe njerëzve.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë:

Dje përjetuam një moment të veçantë pensionimin e drejtorit tonë Mustafa Kajtazi, një figurë e dashur dhe e respektuar për të gjithë ne.

Me këtë rast, kolektivi ynë organizoi një koktej modest, por plot mirënjohje, për ta falënderuar për kontributin e tij ndër vite, si arsimtar dhe si drejtor, gjithmonë me të njëjtin përkushtim dhe dashuri ndaj punës dhe njerëzve.
E veçanta e kësaj dite ishte edhe atmosfera e ngrohtë që na solli kujtime të bukura, e sidomos befasia në hollin e shkollës – zëri i mrekullueshëm i sopranos, vajzës së tij, Elbenita Kajtazi.
Me interpretimin e saj magjik dhe plot emocion, ajo i dha kësaj dite një madhështi të rrallë, duke përcjellë një falënderim të veçantë për kolektivin, këshillin organizativ dhe të gjithë të pranishmit.
Në fund, mbetet vetëm të themi:
“Njeriu largohet nga detyra, por jo nga respekti dhe kujtimet që lë pas.”
dr1 2