Pensionohet Muhamet Sheholli, profesori që i kushtoi dekada arsimit në Podujevë



nder titull

- Advertisement5 -

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në arsim, është pensionuar profesori i njohur llapjan, Muhamet Sheholli, i cili për dekada me radhë kontribuoi në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta në Podujevë.

- paragrafi 1 -

Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, Sheholli u dallua për përkushtimin ndaj misionit të mësimdhënies, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit. Kontributi i tij ishte veçanërisht i rëndësishëm në periudhën e arsimit paralel në Kosovë, kur shumë mësimdhënës punuan me përkushtim në ruajtjen dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor në rrethana të vështira.

- Advertisement - M1

Kolegët dhe ish-nxënësit e vlerësojnë profesor Shehollin si një pedagog të përkushtuar dhe një figurë të respektuar të arsimit, i cili me punën dhe përvojën e tij ka lënë gjurmë të rëndësishme në jetën shkollore dhe në komunitet.

727268506 991682510323168 7057546882364677016 n

Pensionimi i tij shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm profesional, por trashëgimia që ai ka lënë në arsim do të mbetet e çmuar për brezat që pati mundësinë t’i edukojë dhe udhëzojë.

- Advertisement - m2

Muhamet Shehollit i urohen shëndet, mbarësi dhe vite të lumtura në pension, si mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite në shërbim të arsimit dhe shoqërisë.

 

Shqip | English