Pensionohet mësuesja Sevdije Statovci – një nga themelueset e shkollës “Dardania” në Prishtinë

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesja Sevdije Statovci, një nga themelueset e shkollës “Dardania” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i Jehona Lushaku – drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë:

- Advertisement -

Mësuesja Sevdije Statovci, njëra nga themelueset e shkollës Dardania në Prishtinë ka përmbushur me sukses kontributin e saj për arsimin e Kosovës.

Sot, bashkë me drejtorin, kolektivin e shkollës dhe nxënësit, nderuam dhe falenderuam atë për rrugëtimin e mundimshëm e edukimin e dhjetëra gjeneratave.

Brezi i mësueses Sevdije ka shënuar historinë e mbajtjes gjallë të arsimit shqip në Kosovë, duke e kurorëzuar me një shtet të pavarur.

- Advertisement -

Urime pensionimi dhe fillimi i viteve tuaja të arta Sevdije Statovci!