Pensionohet mësuesja Sehare Cini nga Prizreni

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesja Sehare Cini nga Prizreni. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Emin Duraku”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

SOT I URUAM PENSIONIMIN MËSIMDHËNËSES SEHARE CINI

Pas një rrugëtimi të gjatë si misionare e mbjelljes së edukatës dhe dijes tek nxënësit e klasave të paraleleve në gjuhën turke, sot mësimdhënësja Sehare Cini mbajti ditarin për të fundit herë me rastin e ditës së pensionimit.

Me këtë rast, drejtori i shkollës, M. Sc. Rrahim Bekteshi e falenderoi mësimdhënësen për kontributin e saj të çmuar dhe e vlerësoi lartë punën e saj profesionale e etike.

- Advertisement -

Mësimdhënësja Sehare Cini poashtu pati një vizitë surprizë nga ish-nxënës të saj të cilët sot fuksionojnë në pozita të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës, dëshmia më e mirë e punës plot zell të saj.

Arsimtares i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet, duke u ndarë me të me përshtypjet më të mira të cilat do i mbajmë mend gjithmonë!