Është pensionuar mësuesja Sebahate Bajraliu nga Ferizaj.
Njofitmin e ka dhënë shkolla “Astrit Bytyqi”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Astrit Bytyqi”:
Sot bashkë me stafin e shkollës shënuam pensionimin e mësueses sonë të dashur Sebahate Bajraliu 🌸
Një emër që do të mbetet gjithmonë sinonim i përkushtimit, urtësisë dhe dashurisë për dijen📕🥰
Faleminderit për çdo mësim, këshillë dhe shembull që na dhuruat gjatë rrugëtimit tonë në arsim dhe edukim.
Ju urojmë shëndet, qetësi dhe ditë të mbushura me gëzim për ju dhe familjen në këtë kapitull të ri të jetës suaj🥰