Është pensionuar mësuesja Sanije Rrudhani e cila ka shërbyer në shkollën “Hazim Hikmet” në Dobëçan të Gjilanit që nga viti shkollor 1999/2000, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve, për më tepër se 27 vite punë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se gjatë këtyre viteve, mësuesja Sanije u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shkollore dhe në formimin e nxënësve tanë.
Njoftimi i shkollës:
Pensionohet mësuesja e lëndës së TIK-ut, SANIJE RRUDHANI
Sot, më 21.01.2026, me respekt dhe mirënjohje të thellë, e përcollëm në pension mësuesen e nderuar të lëndës së TIK-ut, znj. Sanije Rrudhani, e cila ka shërbyer në shkollën tonë që nga viti shkollor 1999/2000, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve, për më tepër se 27 vite punë.
Gjatë këtyre viteve, mësuesja Sanije u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shkollore dhe në formimin e nxënësve tanë.
Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për punën e saj shumëvjeçare, drejtori i shkollës z. Fadil Shabani i ndau MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë, ndërsa, sekretarja e shkollës, znj. Vlora Bislimi Govori në emër të kolektivi të shkollës i dhuroi një dhuratë modeste si shenjë respekti falenderimi.
Po ashtu, në këtë ceremoni të veçantë, familja e mësueses kishte përgatitur një koktej rasti, duke e bërë momentin edhe më të ngrohtë e solemn.
Përveç drejtorit të shkollës, fjalë rasti mbajtën edhe koordinatori i cilësisë, Rexhep Arifi, si dhe dy ish-koleget e pensionuara, mësueset e nderuara, Bahrije Shabani dhe Jalldëze Bektashi, për të shprehur falenderim dhe mirënjohje për mësuesen.
Ndërsa, mbesa e mësueses kishte përgatitur një letër dedikimi me vargje emocionuese duke shprehur dashurinë dhe respektin për gjyshen e saj, mësuesen Sanije.
Në emër të menaxhmentit, stafit dhe nxënësve, i urojmë mësueses Sanije Rrudhani shëndet të mirë, lumturi dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit për gjithçka!
Me respekt,
Menaxhmenti dhe stafi i shkollës
Dobërçan, më 21 Janar, 2026