Është pensionuar mësuesja Sadije Nitaj, e cila ka dhënë lëndën e Edukatës Fizike në shkollën “Ismail Qemali”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Sot, më 08.09.2025, pas më shumë se 40 viteve pune dhe përkushtimi në arsim, u pensionua arsimtarja e edukatës fizike, znj. Sadije Nitaj.
Gjatë këtyre dekadave, znj. Nitaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta të nxënësve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek ata dhe tek kolegët e saj.
Ajo u dallua gjithmonë për profesionalizëm, disiplinë, dashuri ndaj profesionit dhe respekt të veçantë për secilin nxënës. Përkushtimi i saj do të mbetet pjesë e identitetit dhe kujtesës së shkollës sonë.
Në emër të stafit, nxënësve dhe prindërve, i shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për gjithë punën e bërë, duke i uruar shëndet, lumturi dhe vite të mbushura me gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit, arsimtarja Sadije Museshabanaj Nitaj!
Me shume respekt,
Drejtoria e shkollës