Mësuesja Sabrije Imeraj-Fetahaj, ka përmbyllur karrierën e saj shumëvjeçare në arsim, duke dalë në pension pas një jete të tërë të përkushtuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta.
Gjatë veprimtarisë së saj profesionale, ajo ka kontribuar në arsimimin e nxënësve si para ashtu edhe pas luftës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitet dhe në jetën e shumë ish-nxënësve të saj.
Nga bankat e klasës së mësueses Sabrije kanë dalë mjekë, inxhinierë, sportistë dhe personalitete të ndryshme me tituj e grada akademike, të cilët sot japin kontribut në fusha të ndryshme të shoqërisë.
Me rastin e pensionimit, kolegë, nxënës dhe qytetarë kanë shprehur mirënjohje për punën, përkushtimin dhe rolin e saj në edukimin e brezave, duke i uruar shëndet dhe pension të mbarë në kapitullin e ri të jetës së saj.
