Pensionohet mësuesja Pesente Kukovci nga Prizreni

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesja Pesente Kukovci nga Prizreni. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Mustafa Bakija” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

U PENSIONUA EDHE MËSIMDHËNËSJA PESENTE KUKOVCI

Pas një pune shumëvjeçare dhe pas kontributit të saj në edukimin dhe arsimimin e nxënësve, erdhi kohë për pensionimin e mësimdhënëses Pesente Kukovci.

Me rastin e ditëlindjes së saj të 65-të, në shkollë u mbajt takimi lamtumirës dhe falënderues për kontributin e saj në këtë shkollë.

- Advertisement -

E para e shkollës, znj, Behare Kryezi falënderoi arsimtaren Pesente për angazhimin dhe kontributin e saj në edukimin e brezave. “Patëm fatin ta kemi një mësimdhënëse të sjellshme, të urtë dhe të përkushtuar e bashkëpunuese, e cila nuk kurseu asgjë nga vetja për mësimdhënie sa më cilësore…” tha drejtoresha, e cila e nderoi me mirënjohje, ku nuk mungoi edhe një dhuratë simbolike nga kolegët e koleget e shkollës.

E fjalë miradije për mësimdhënësen thanë edhe mësimdhënësit, si Hyrije Hoti, e cila foli në emër të sindikatës së shkollës, dr. Naser Bresa, Shadije Temaj dhe tashmë kolegu i pensionuar, Gani Shinik.

Krejt në fund, arsimtarja Pesente Kukovci përshëndeti dhe i falënderoi kolegët për bashkëpunim dhe përkrahje.