Pensionohet mësuesja Minire Pira nga Prishtina, për dekada edukoi shumë breza në arsim

- Advertisement -

Është pensionuar Minire Pira, mësuese e shkollës “Dardania” në Prishtinë e cila për dakada edukoi shumë gjenerata të nxënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Mësuesja Minore ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në arritjet akademike të nxënësve, por edhe në formimin e tyre.

- Advertisement -

Sot shkolla organizoi ceremoi për mësuesen Minire, e cila lë gjurmë të mëdha në arsimin shqip në vend.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Me zemër plot mirënjohje e emocion, sot urojmë nga zemra pensionimin e mësueses sonë të dashur Minire!

Gjatë një karriere të gjatë e të ndritur, ajo ka qenë një mësuese shembullore, punëtore e palodhshme dhe gjithmonë e dalluar në çdo hap të saj. Me përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe zemrën e madhe për fëmijët, Minirja nuk ishte vetëm një mësuese, por edhe një udhërrëfyese, një motivuese dhe një nënë e dytë për shumë gjenerata nxënësish.

Ajo e ka jetuar profesionin me pasion të rrallë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në arritjet akademike të nxënësve, por edhe në formimin e karakterit të tyre. Kolege e respektuar dhe mikeshë e dashur, praninë e saj në shkollë gjithmonë e ka shoqëruar qetësia, mençuria dhe humanizmi.

Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen Shkurta Sylejmani, e cila me plot dashuri e profesionalizëm organizoi ceremoninë e sotme. Falë përkujdesjes dhe energjisë së saj, arritëm ta festojmë këtë moment të rëndësishëm me dinjitet, lumturi e emocione!

E dashura mësuesja Minire, ju urojmë shëndet, gëzim dhe aventura të bukura në kapitullin e ri të jetës! Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për brezat tanë!