Është pensionuar mësuesja Mevlude Mehmeti nga Vushtrria, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga Shkolla 1 në Vushtrri:
Pensionohet mësimdhënësja jonë, znj.Mevlude Mehmeti
Pas një karriere të gjatë e të frytshme në arsim, mësimdhënësja jonë e nderuar, znj.
Mevlude Mehmeti, sot doli në pension. Ajo ka dhënë një kontribut të madh në shkollimin dhe edukimin e brezave e gjeneratave të tëra, duke u dalluar gjithmonë si një punëtore e jashtëzakonshme, e përkushtuar dhe e palodhshme.
Me rastin e pensionimit të saj, kolektivi dhe drejtoria e shkollës organizuan një darkë falënderuese, për ta nderuar dhe për ta falënderuar për gjithë punën dhe përkushtimin ndër vite.
Në këtë ditë të veçantë, i shprehim urimet më të sinqerta për shëndet, jetë të gjatë dhe momente të lumtura. Pensioni le t’i sjellë qetësi dhe gëzime të shumta, si shpërblim i merituar për gjithë punën e saj të ndritur në arsim.