Pensionohet mësuesja, Megrie Fetahaj, pas 43 vitesh kontribut në arsim

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesja Megrie Fetahaj pas 43 vitesh kontribut në arsimin shqip, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës “Avni Rrustemi” në Zallq të Istogut:

- Advertisement -

Pas 43 vitesh përkushtim dhe punë të palodhur, pensionohet mësimdhënësja Megrie Fetahaj!

Të gjitha ato vite mund e sakrificë , ndihma që i keni ofruar çdo nxënësi, këshillat që keni dhënë me zemër – çdo detaj ka bërë një ndryshim të madh në jetën e nxënësve dhe shkollës tonë në përgjithësi.

Pensionimi juaj është një kapitull i ri, por trashëgimia që lini pas është e përjetshme. Ju urojmë një të ardhme të mbushur me qetësi, lumturi , pas gjithë këtyre viteve të shkëlqyera të punës.

- Advertisement -

Faleminderit për gjithçka dhe shpresojmë që ky udhëtim i ri të jetë po aq i mrekullueshëm sa ka qenë jeta juaj si mësuese!

Me mirënjohje dhe respekt: SHFMU “Avni Rrustemi” Zallq