Pas më shumë se 4 dekadave punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, është pensionuar mësimdhënësja e gjuhës angleze Lulzime Xharra, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Zekerie Rexha”:
Urime ditëlindja! Urime pensionimi mësimdhënësja Lulzime Xharra!
Pas më shumë se 4 dekadave punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësimdhënësja e gjuhës angleze znj. Lulzime Xharra i dha fund karrierës së saj në mësimdhënie.
Të shkruash dhe të flasësh për mësimdhënësen Lulzime e cila ka jap maksimumin dhe çdo gjë nga vetja, nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra.
Shkolla e njeh atë si punëtore të madhe, parimore, e mbi të gjtha si pedagoge e mirë, e cila ka nxjerrë shumë gjenerata.
Pra, sot me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, ne i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur dhe pensionim të rehatshëm së bashku me familjen e saj.
Me respekt të veçantë
Drejtoria e shkollës Zekeria Rexha