Pensionohet mësuesja Ilirjana Godeni nga Gjakova

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësuesja Ilirjana Godeni nga Gjakova, shkruan AlbanianEducation.net. 

- paragrafi 1 -

Shkolla “Zekeria Rexha” në Gjakovë ka njoftuar se pas shumë viteve punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesja Ilirjana Godeni i dha fund karrierës së saj në mësimdhënie.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Urime ditëlindja! Urime pensionimi mësuesja Ilirjana Godeni!

Pas shumë viteve punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesja znj. Ilirjana Godeni i dha fund karrierës së saj në mësimdhënie. Të shkruash dhe të flasësh për mësuesen Ilirjana e cila ka jap maksimumin dhe çdo gjë nga vetja, nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra.

- Advertisement -

Shkolla e njeh atë si punëtore të madhe, parimore, e respektuar, e mbi të gjtha si pedagoge e mirë, e cila ka nxjerrë shumë gjenerata. Pra, sot me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, ne i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur dhe pensionim të rehatshëm së bashku me familjen e saj.

Me respekt të veçantë
Drejtoria e shkollës Zekeria Rexha

578541735 1719017832887084 2093752685131973478 n