Është pensionuar mësuesja Hidajete Sadiku pas 42 vitesh kontribut të çmuar në arsimin shqip, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Pavarësia” në Balaj të Ferizajt:
Letër falënderimi për mësuesen Hidajete Sadiku
Përshëndetje të nderuar dhe shumë të respektuar
Sot po shkruajmë për të shënuar një ditë të veçantë të shkollës sonë, e cila po e përcjell në pensionim një ndër mësueset më të nderuara dhe më kontributdhënëse për shumë gjenerata, mësuesen Hidajete Sadiku, ose siç e thërrasim me dashamirësi Mësuesja Hid.
Pa dyshim mësuesja Hidajete për 42 vjet sa ka mbajtur ditarin në duart e saj ka treguar përkushtim, vlerë, suksese dhe dashamirësi si me nxënesit, po ashtu me prindërit dhe me mësimdhënësit.
Ky është një moment, kur fjalët nuk mund ta përshkruajnë veprën, sepse mësuesja Hid la gjurmë madhështore me punën e saj kolosale, e cila do të mbahet përherë në kujtimet e shkollës dhe komunitetin tonë.
Prandaj, unë, ju dhe të gjithë që e njohim mësuesen Hid, e çmojmë dhe vlerësojmë punën e saj, karakterin dhe personalitetin e saj nëpërmjet të cilave, mësuesja Hid ia ndërtoi vetës mes nesh një figurë të çmuar, të vlerësuar dhe të veçantë.
Ndaj, e falënderojmë për kontributin dhe bashkërisht i dëshirojmë dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe plot të mira në jetën e saj.
Thjesht, qartë dhe shkurt FALEMINDERIT MËSUESJA HID!
PAÇ PENSIONIM TË SHËNDETSHËM DHE TË Rehatshëm!
Stafi i shkollës