Pensionohet mësuesja Hamide Ahmeti

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësuesja Hamide Ahmeti, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i bërë nga Halil Brahaj – drejtor në shkollën Pavarësia në Prishtinë:

- Advertisement -

PENSIONIMI I MËSUESES Hamide Ahmeti

Jam i nderuar dhe krenar që pata privilegjin të punoja për një dekadë me një mësuese që bashkoi me mjeshtëri dy epoka të mësimdhënies: tradicionalen dhe bashkëkohoren.

Puna e saj me nxënësit ishte e pakontestueshme dhe vështirë e krahasueshme.

- Advertisement -

Me të drejtë, nxënësit gjatë qëndrimit të tyre në shkollë gjenin te mësuesja Hamide jo vetëm dijen, por edhe ngrohtësinë e mëmësisë.

Sot, ajo ndahet nga mësimdhënia formale, por kurrë nga mësimnxënia. Përjetësisht, kjo mësuese do të mbetet një fanar që ndriçon rrugën e dijes dhe të vlerave.

Mësuese e çmuar, ju uroj datëlindjen e pensionimit dhe ju dëshiroj edhe po aq vite jete, të mbushura me shëndet, qetësi dhe dashuri, e rrethuar nga familja juaj e mrekullueshme!
Gëzuar 🥂

614760129 25684401874527904 1331162391891548460 n