Pensionohet mësuesja Hajrije Xhelili

- Advertisement -

Është pensionuar Hajrije Xhelili, mësimdhënëse në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Të nderuar prindër, nxënës dhe kolegë!

Sot, më 20 nëntor 2023 u pensionua mësuesja Hajrije Xhelili, edukatore me grupet e parashkollorëve.

Të shkruash për mësuesen Hajrije është e vështirë sepse ajo është një njeri me shumë vlera. Virtyti kryesor i saj janë puna dhe urtësia, dy vlera që i duhen secilit prej nesh që punojmë për të ndriçuar rrugën e dijes të fëmijëve tanë.

- Advertisement -

Thënia e Aristotelit për mësuesit “Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, japin mësim”, i përshtatet në mënyrë të mrekullueshme koleges tonë të dashur, mësueses Hajrije Xhelili.

Ajo ua bëri të lehtë fillimet e fëmijëve në shkollë, ndër shumë gjenerata, duke u falur atyre dashuri e përkrahje që të jenë sa më të suksesshëm në të ardhmen e tyre.

Me shumë respekt të gjithë i urojmë shëndet të plotë dhe jetë të qetë së bashku me familjen!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës