Është pensionuar mësuesja Hadije Sopaj nga Rahoveci. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Isa Boletini” në Rahovec, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se gjatë gjithë viteve të punës së saj,ajo ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm, profesionalizëm dhe integritet të lartë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe në komunitet.
Shkolla thotë se kontributi i saj do të mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë.

Njoftimi i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec:
Te nderuar qytetarë ,
Ju njoftojmë se kolegia jonë e nderuar , znj. Hadije Korenica Sopaj pas një kontributi të gjatë dhe të çmuar profesional , ka përmbyllur me sukses rrugëtimin e saj në detyrë dhe ka dal në pension.
Gjatë gjithë viteve të punës së saj ,ajo ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm , profesionalizëm dhe integritet të lartë , duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe në komunitet.
Kontributi i saj do të mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ne.
Me këtë rast , i shprehim mirënjohjen më të thellë për punën dhe angazhimin e palodhshëm , si dhe urojmë shëndet , lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës.
Me respekt , drejtori i shkollës Sakip Kryeziu