Shkolla “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti ka njoftuar se është pensionuar mësuesja Ganimete Halili.
Ajo për shumë vite ka edukuar shumë breza në arsim.
Njoftimi i shkollës:
Mesazh Urimi
Urime pensionimin, e nderuara mësuese Ganimete Bislili Halili!
Me mirënjohje të thellë ju falënderojmë për përkushtimin, punën dhe dashurinë që keni dhuruar ndër vite në edukimin e shumë brezave. Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë i çmuar dhe i paharruar.
Drejtoria e shkollës ju dëshiron shëndet, lumturi dhe një pension të qetë, të mbushur me gëzim e bekime.
Faleminderit për gjithçka dhe rrugëtim të mbarë në këtë kapitull të ri të jetës!