Është pensionuar mësuesja Dashurie Prekadini nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Tutje në njoftim thuhet se mësuesja Dashurie ishte dhe do të mbetet gjithmonë një shembull i mësueses së urtë dhe punëtore.
“Me ditarin në dorë dhe zemrën plot dashuri për nxënësit, i kushtoi një jetë të tërë edukimit dhe formimit të brezave të rinj”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Njoftimi i shkollës “Tefik Çanga”:
Sot, në një atmosferë të mbushur me emocione, lule dhe përqafime të ngrohta, përcollëm në pension mësuesen tonë të dashur, Dashurie Prekadini.
Ajo ishte dhe do të mbetet gjithmonë një shembull i mësueses së urtë dhe punëtore. Me ditarin në dorë dhe zemrën plot dashuri për nxënësit, i kushtoi një jetë të tërë edukimit dhe formimit të brezave të rinj.
Nga mësuesja Dashurie morëm jo vetëm dije, por edhe këshilla të vlefshme për jetën, frymëzim dhe model qytetarie. Ajo dha gjithçka nga vetja për të mirën e arsimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e kolegëve dhe nxënësve të saj.
E falënderojmë për çdo sakrificë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo moment të çmuar që ndau me ne, duke i uruar shëndet, qetësi dhe ditë të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.