Është pensionuar mësuesja Afërdita Jakupi nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Ahmet Gashi” në kryeqytet, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njofftim thuhet se gjatë gjithë karrierës së saj, mësuesja Afërdita ka qenë shumë më tepër se mësimdhënëse — ka qenë udhërrëfyese, inspirim dhe mbështetje për qindra nxënës që sot ecin të sigurt falë dijes së saj.
“Profesionalizmi, qetësia dhe buzëqeshja e saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë:
Urime Pensionimin, prof.Afërditë!
Sot i themi “faleminderit” nga zemra profesoreshës sonë të dashur znj.Afërdita Jakupi, e cila pas shumë viteve punë të palodhshme, përkushtimi dhe dashurie ndaj arsimit, po hyn në një kapitull të ri të jetës.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka qenë shumë më tepër se mësimdhënëse — ka qenë udhërrëfyese, inspirim dhe mbështetje për qindra nxënës që sot ecin të sigurt falë dijes së saj.
Profesionalizmi, qetësia dhe buzëqeshja e saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë.
Në emër të të gjithë kolektivit dhe nxënësve, i urojmë shëndet, gëzim dhe shumë momente të bukura në këtë fazë të re të jetës.
Pensionimi është një pushim i merituar, por ndikimi i saj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.
Faleminderit për çdo ditë, çdo mësim dhe çdo kujtim të bukur! 🤍
Me respekt,
Kolektivi i shkollës